Sport

Vida i shpëton dënimit nga FIFA, luan në gjysmëfinale

Mbrojtësi kroat Domagoj Vida i ka shpëtuar dënimit nga FIFA që i rrezikonte pjesëmarrjen në ndeshjen gjysmëfinale. Vida festoi së bashku me Vukojevic, pasi mundën Rusinë, duke i kushtuar suksesin me një video, Ukrainës, apo më saktë Dinamos së Kievit, ish-klubit të tij. Ky dedikim është marrë si një provokim ndaj Rusisë për marrëdhëniet që ka ky shtet me Ukrainën. Por FIFA, e ka kaluar me një paralajmërim për futbollistin kroat.