Ai që njihet si “peshkaqeni më i rrahur i botës” është kapur në kamera nga një kinematograf uji në jug të Australisë. Në pamjet e shpërndara, krijesa 4 metra e gjatë shihet që noton qetësisht drejt filmuesit Dean Spraakman, në ujërat pranë ishujve Neptune. Teksa kafsha noton pranë tij, dhjetra gërvishtje e plagë të të gjitha llojeve shihet që i mbulojnë trupin, në flatra, velëza në kokë e në bisht.
Filmimi 1-minutësh tregon dhe shenja kafshimesh, teksa shumica e tyre janë në anë të djathtë të peshkaqenit. Spraakman tha se nuk kishte parë kurrë një peshkaqen në gjendje të tillë.
Është një peshkaqen i mrekullueshëm që ka kaluar ca kohë të veshtira. Unë fillimisht besoja se kafsha ishte në dhimbje, por ai notonte i qetë dhe në sjelljen e tij kishte një butësi të çuditshme.
Spraakman tha se besonte se plagët e tij mund të vinin nga një helikë barke, ose nga një rezervat i mbyllur peshqish ton, ku peshkaqenë dhe kafshë të tjera detare kanë ngecur edhe më parë.
Mirëpo vura re gjatë kalimit të tij se plagët ishin si të reja edhe të vjetra. Për fat të keq nuk mund ta dimë se çfarë i ka shkaktuar ato.
Të tjerë sugjeronin se plagët e peshkaqenit mund të kenë ardhur nga përleshjet me peshkaqenë të tjerë, me peshqit e mëdhenj të sheshtë rana, ose fërkime në brigjet koralore. Spraakman përjashtoi mundësinë e sulmeve nga orkat apo me femrat gjatë çiftimit. Ai shtoi se filmoi pamjet në janar. Peshkaqenët e bardhë jetojnë në brigjet dhe brezin kontinental të Australisë, qe prej ishujve Montebello deri në perëndim dhe në ishullin e Tasmanisë.