Botë e Çuditshme

VIDEO/Gjimnasti kryen akrobaci të rrezikshme në 1500 metra lartësi!

Sergey Boytsov, një atlet rus, kreu disa akrobaci që sfidonin gravitetin ndërsa ishte varur nga një balon. Gjimnasti pretendoi se vendosi një rekord botëror. Ai u pa duke performuar në një shufër horizontale, e cila ishte varur nga një balon. Videoja ka shokuar rrjetin me disa që e quajnë “të pabesueshme” dhe të tjerë që thonë se akrobacitë nuk ia vlejnë të rrezikosh jetën. Balona thuhet se ishte 1,500 metra lart në ajër.