Bota

VIDEO/ Ka tornado, por ka edhe “Firenado”! Shikoni se çfarë i bën vorbulla e zjarrit fushave me kallamsheqeri në Brazil!

Pamje të pazakonta janë filmuar dhe u bënë shumë shpejt virale në rrjetet sociale dhe në media.

Një vorbull zjarri, që është ‘pagëzuar’ edhe si ‘firenado’ (lojë fjalësh për tornadon), ka shkatërruar një fushë me kallam sheqeri në shtetin brazilian të São Paulos.

Ekipet e zjarrfikësve punuan për të shuar flakët dhe nuk u raportuan të lënduar. Ngjarja ka ndodhur në fillim të muajit, por tani pamjet janë shpërndarë gjithandej dhe duken të pabesueshme, pasi ky fënomen natyror shihet rrallë ose aspak.

Sipas Mbrojtjes Civile të shtetit të São Paulo-s, e cila publikoi videon, fenomeni ndodh kur nxehtësia intensive nga një zjarr ngroh me shpejtësi ajrin pranë tokës, informon BBC.

Ajri i nxehtë ngrihet shpejt dhe, i kombinuar me erën, fillon të rrotullohet, duke krijuar një tornado zjarri.