Sport

Shpërthen Maradona: Kupën e Botës e ka përfshirë mafia!

Nuk kanë të sosur akuzat e legjendës së futbollit Diego Armando Maradona. Argjentinasi thotë se Mafia është aktorja kryesorë që detyron futbollistët afrikanë të pranojnë një pasaportë në një nga shtetet europiane. Duke folur në një emision televiziv, Maradona u ndal te lojtarët me origjinë afrikane që figurojnë në katër ekipet gjysmëfinaliste të Kupës së Botës. Ndërkaq ai tha se: “Mbi 70% e Francës përbëhet nga emigrantë, ndërsa Anglia dhe Belgjika kanë përqindje thuajse të ngjashme. Janë djem që jetojnë të disavantazhuar dhe tërhiqen nga 4 vakte në ditë e mundësia për t’u vënë në provë. Trafiku i futbollistëve është diçka e tmerrshme dhe ka kapur nivele të pabesueshme. Nuk ka dyshim se në këtë Botëror kemi emigrantë më shumë sesa kurrë”. Sipas argjentinasit nga 4 gjysmëfinalistët vetëm Kroacia është ekip me lojtarë autoktonë.