Aktualitet

Vijon aktiviteti sizmik në Gjirin e Lalzit

Arrin në 580, numri i lëkundjeve pas tërmetit të datës 4 Korrik, me  magnitudë 5.2 të shkallës Rihter. Goditja më e fundit u shënua sot në orën 04:30 minuta të mëngjesit, sërish me epiqendër zonën e Gjirit të Lalzit. Sipas sizmiologëve, ajo ishte me magnitudë 2.3, ndërsa konfirmojnë se “Situata ka ardhur duke u qetësuar”. Gjiri i Lalzit njihet si zonë sizmike, por impakti duket të jetë më i madh për shkak se në këtë periudhë është ndër zonat më të frekuentuara nga pushuesit.