Bota

Virale në rrjet/Qeni zbulon drogë në mes të transmetimit live!

Një moment i pazakontë i ndodhur gjatë një transmetimi live në televizionin publik spanjoll është kthyer në fenomen viral, duke tërhequr vëmendje edhe në rrjetet ndërkombëtare. Gjatë një reportazhi mbi punën e qenve të policisë në stacionin e autobusëve në Pamplona, në kuadër të festimeve të San Ferminit, një qen i trajnuar për zbulimin e drogës reagoi papritur në kohë reale.

Në transmetim, gazetarja shpjegonte mënyrën se si funksionon procesi i kontrollit, kur papritur qeni u ul pranë një gruaje, duke sinjalizuar praninë e një substance të paligjshme. Menjëherë, efektivët e pranishëm ndërhynë dhe konstatuan se gruaja mbante një paketë cigareje ku ishte fshehur substanca e dyshuar, duke e bërë demonstrimin një rast real dhe jo vetëm ilustrues.

Pamjet janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke arritur qindra mijëra shikime.