Biznese të ndryshme nuk kanë mundur të procedojnë me pagesat e tyre përmes kartave elektronike “Visa”. Kompania në fjalë konfirmoi se ka një “ndërprerje të shërbimit”. “Visa po përjeton një ngërç në ofrimin e shërbimit. por po hetohet shkaku she po punohet që të zgjidhet sa më shpejt deklaroi një zëdhënës i kompanisë. Ky incident po pengon kryerjen e disa transaksioneve me kartat Visa në Europë. Biznesmenët ndërkohë janë irrituar, pasi kanë humbur shumë shitje për pasojë të bllokimit të shërbimit të këtyre kartave.