Fashion

Vivienne Westwood vjen me veshje përherë në modë, unisex e të riciklueshme

Frymëzimi për koleksionin e ri të Vivienne Westwood i prezantuar si pjesë e Javës së Modës në Londër është piktura “Daphnis dhe Chloe” (1743) nga piktori francez i stilit “Rokoko”, François Boucher, i vendosur në Koleksionin Wallace në Londër. Piktura është bërë lajtmotivi i koleksionit me qiellin dhe skenat baritore të pasqyruara në ngjyra dhe pëlhura.

Stili është unisex dhe historia shpaloset përmes kapsollave të ndryshme. Rrobaqepësitë klasike britanike dhe motivet ikonike rishikohen për të ndërtuar silueta të reja.

Koleksioni përmban pëlhura leshi tradicionale me stampime të imazhimeve si, kurriz peshku apo “Princit të Uellsit”. Gjithashtu ka veshje në xhins të ricikluar, viskoz, nga burime të qëndrueshme, në mëndafsh organikë të stampuar me sisteme inovative ekologjike.

Ideja e stilistit është të krijojë rroba që zgjasin pa kohë, që të mund të vishen për shumë sezone. Mbi 90% e koleksionit Vjeshtë-Dimër 2021/22 u bë me materiale që kanë një ndikim të reduktuar në mjedis.

Për më tepër Westwood po punon me furnitorë të cilët kanë mbështetur Programin “Greenpeace Detox” dhe programin 4 të qëndrueshmërisë që i ndihmon ata furnizues të zbatojnë udhëzimet për Shkarkimin Zero të Kimikateve të Rrezikshme.
Gjithashtu, shtëpia e modës njoftoi vijimin e angazhimit të saj për programin “Canopy Planet”, i fokusuar në mbrojtjen e ekosistemeve pyjore më të rëndësishme në botë.