Një burrë nga Florida u zgjua dhe zbuloi se një aligator kishte hyrë në oborrin e tij duke u zhytur në pishinë. Edward McClamma nga Ponta Vedra Beach u zgjua dhe pa aligatorin e madh duke u zvarritur në fund të pishinës së tij. McClamma bëri foto dhe video ndërsa aligatori më në fund po i afrohej shkallëve të hyrjes së pishinës. Bëhet e ditur se Komisioni i Ruajtjes së Peshqve dhe Jetës së Egër të Floridës largoi zvarranikun nga uji.
Rikujtojmë, se policia amerikane u thirr në një motel në Virxhinia, ku dëshmitarët raportuan se kishin parë një aligator që fshihej jashtë dhomës së një mysafiri. Departamenti i Policisë së Qarkut Fairfax tha se oficerët iu përgjigjën motelit Budget Host Travelers në Aleksandri, pas një raporti për shfaqjen e një kafshe dhe mbërritën për të zbuluar se me të vërtetë ishte një aligator rreth dy metra të gjatë jashtë dhomës së një moteli.