Aktualitet

Vjedhje në Vlorë, arrestohet 37 vjeçari në kërkim!

Një 37 vjeçar i shpallur në kërkim dhe i dyshuar për kryerjen e disa vjedhjeve në qytetin e Vlorës u arrestua nga policia e Vlorës. Nga hetimet ka rezultuar se është autor i disa grabitjeve dhe tentativave të vjedhjes të kryera gjatë këtij viti, në qytetin bregdetar jugor.

Njoftimi zyrtar policor: 

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vlorë, në kuadër të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër pronës, si dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan me sukses punën për lokalizimin dhe ndalimin e shtetasit: D. B., 37 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi nga hetimet ka rezultuar se është autor i disa vjedhjeve dhe tentativave të vjedhjes të kryera gjatë vitit 2025, konkretisht: më datë 25.02.2025, ka hyrë me forcë në një dyqan në lagjen “Pavarësia 2”, Vlorë, ku ka vjedhur disa produkte elektrike; po më datë 25.02.2025, ka tentuar të hyjë për të vjedhur në një dyqan në lagjen “Pavarësia 3”; më datë 23.07.2025, ka tentuar të hyjë për të vjedhur në një magazinë në lagjen “1 Maji”; më datë 14.08.2025, ka vjedhur materiale të ndryshme me vlerë rreth 3000 euro, në një tjetër magazinë në lagjen “1 Maji”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë.