Aktualitet

Dy në pranga në Lushnjë për vjedhje e tentativë për marrëdhënie seksuale me dhunë!

Tentativë për marrëdhënie seksuale me dhunë e vjedhje, dy të arrestuar në Lushnjë. Në pranga ranë shtetasit Roberton Cerria 40 vjeç dhe Olsi Duka 34, që të dy persona në kërkim. U kapën në bashkëpunim me blutë e Sarandës.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë/Vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

✅Tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë, me një 35-vjeçare, vihet në pranga.

✅Kapet bashkautori i një vjedhjeje në një biznes në fshatin Savër, kryer në muajin qershor.

Si rezultat i kërkimeve të bazuara te informacionet siguruara në rrugë informative, me objektiv kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, lokalizuan dhe ndaluan shtetasit:

-R.C., 40 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë, pasi dyshohet se më datë 06.07.2025, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, me një 35-vjeçare, në banesën e saj;

-O. D., 34 vjeç, pasi Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”. Ai akuzohet se në bashkëpunim me shtetasin E. P. (të arrestuar më datë 28.06.2025), kanë vjedhur në një biznes në fshatin Savër, 4 motomjete elektrike dhe sende të tjera.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.