Aktualitet

VKM/ Lirohen nga detyra Prefektët e qarkut të Durrësit dhe Korçës, ja kush i zëvendëson! Sulo emërohet Zv.ministër i Infrastrukturës!

Këshilli i Ministrave ka liruar nga detyra dy Prefektët e Qarkut të Durrësit dhe Korçës.

Në Durrës ikën prefekti Emiljan Jani dhe në vend të tij qeveria ka emëruar Adrian Gurra. Ndërkohë, në Korçë është liruar nga detyra Prefekti Nertil Jole dhe në vend të tij emërohet Florinda Zegullaj.

Në VKM është pasqyruar edhe lirimi nga detyra i kryeinspektorit të përgjithshëm Shkëlqim Hajdari, i cili dha dorëheqjen pak ditë më parë.

Po ashtu, Këshilli i Ministrave ka emëruar Erlind Sulon zëvendësministër të Infrastrukturës dhe Energjisë.

V E N D I M PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË KORÇËS

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Z. Nertil Jole, prefekt i Qarkut të Korçës, lirohet nga kjo detyrë.

2. Znj. Florinda Zegullaj emërohet prefekt i Qarkut të Korçës.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

LEXO EDHE: A do të mblidhet nesër Kuvendi për Bordin e Paqes? PD: Nuk kemi marrë asnjë njoftim!

V E N D I M PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË DURRËSIT

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Z. Emiljan Jani, prefekt i Qarkut të Durrësit, lirohet nga kjo detyrë.

2. Z. Adrian Gurra emërohet prefekt i Qarkut të Durrësit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

LEXO EDHE: BIRN: Kuvendi miraton dekriminalizimin e shpifjes për gazetarët!

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave vendosi lirimin nga detyra të drejtorit të Bibliotekës Kombëtare, Piro Misha.

LIRIMIN NGA DETYRA TË DREJTORIT TË BIBLIOTEKËS KOMBËTARE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 27, të ligjit nr.8576, datë 3.2.2000, “Për bibliotekat në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Z. Piro Misha, drejtor i Bibliotekës Kombëtare, lirohet nga kjo detyrë.

2. Ngarkohet Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.