Presidenti rus, Vladimir Putin së fundmi ka falenderuar babagjyshin që e ndihmoi të bëhej president dhe i bëri thirrje figurës mitike që të ndihmojë në realizimin e planeve të Moskës. Putin u bë për herë të parë president natën e Vitit të Ri në vitin 1999, kur lideri i parë post-sovjetik i Rusisë, Boris Yeltsin dha dorëheqjen befas dhe Putin, atëherë kryeministër, mori postin.
Babagjyshi shpërnda dhurata për fëmijët natën e Vitit të Ri në të gjithë ish-Bashkimin Sovjetik. Ndërkaq Putin u shpreh se:
Marrëdhënia ime me babagjyshin është zhvilluar gjithmonë në një mënyrë të mirë. Shpresoj që nuk do të na bëjë vetëm dhurata, por edhe të zbatojë projekte.

Putin iu përgjigj edhe një pyetje se një qytetarit i shkuan kot lutjet për 23 vjet në drejtim të Babagjyshit dhe në fund e paditi atë.
Mund të ngrihem në mbrojtje të Babagjyshit dhe t’i kujtoj qytetarit se babagjyshi plotëson dëshirat e djemve dhe vajzave që kanë qenë të mirë gjatë gjithë vitit.

Rikujtojmë se së fundmi Putin ka folur për një periudhë të jetës së tij, gjatë rënies së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, duke zbuluar se ai duhej të punonte si shofer taksie për t’i mbijetuar vështirësive ekonomike. Kolapsi shkaktoi vështirësi ekonomike në të gjithë vendin, duke detyruar shumë rusë të kërkonin mënyra të reja dhe alternative për të fituar jetesën. Duke folur për shpërbërjen e shtetit në vitin 1991 në një dokumentar që u transmetua të dielën, Putin e përshkroi atë si kolapsin e Rusisë historike.