Aktualitet

Vlonjatit i hedhin bombë në oborrin e shtëpisë

Bombë molotov banesës së një shtetasi në Vlorë, shkak konkurenca. Në shënjestër ishin gomonia dhe skafi në oborrin e saj, që Arben Hajdari i përdorte gjatë verës, në shërbim të turizmit. Aktualisht, Hajdari jeton jashtë Shqipërisë. Zjarri i shkaktuar u vu nën kontroll brenda një kohe të shpejtë falë ndërhyrjes së zjarrfikësve. Policia e Vlorës nisi hetimet për identifikimin e kapjen e autorëve.