Policia e Vlorës dha detaje për operacionin antidrogë në Karaburun, duke saktësuar se u sekuestruan 671 kg kanabis, si dhe 200 litra benzinë. Ato iu kapën shtetasit Benardo Nezhaj, nga Dukati i Ri. 29-vjeçari u arrestua në vendin e quajtur “Depot e Valanidhit”. Ndërkaq, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe për identifikimin e kapjen e të tjerë personave të përfshirë.