Policia e Vlorës ndaloi sot një prej dy autorëve të dyshuar të vrasjes së 29-vjeçarit, Vasil Dervishaj, mbrëmjen e 4 Qershorit. 28-vjeçari i lindur në Tepelenë dhe me banim në qytetin bregdetar jugor, akuzohet për “Vrasje me paramendim, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”. Ndërkaq, vazhdon kërkimi për autorin tjetër të dyshuar.