Policia e Vlorës sekuestroi 246 kg kanabis, si dhe armë e municione luftarake në stanin e një 35-vjeçari, të cilin e shpalli në kërkim. Aksioni u zhvillua në fshatin Kuç, pas informatave në rrugë operative. Aty u gjetën 4 automatikë, 4 krehëra model 56, 210 fishekë, si dhe sasia e lëndës narkotike. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Vlorë për veprat penale “Prodhim e shitje narkotikësh” dhe “Mbajtja pa leje e prodhim i armëve shpërthyese dhe municionit”.