Policia sekuestron 700 kg kanabis në Vlorë, nuk ka të arrestuar. Lënda narkotike e ndarë në çanta, u zbulua në vendin e quajtur Depot e Valanidhit, në Karaburun. Në zonë u gjetën dhe disa mushka, me të cilat mund të jetë bërë transporti i drogës. Dyshohet se destinacion i saj ishte Italia.