Aktualitet

Vlorë, Task-Forcë për masat e sigurisë në plazhe

Ngrihet në Vlorë, Task-Forca për sigurinë e plazheve. Sot shfrytëzuesit e plazheve kanë vendosur roje të certifikuar për ndihmën e shpejtë. Vrojtuesit do të monitorohen nga prefektura e qarkut të Vlorës përmes 3 grupeve të punës. Çdo subjekt, që ka marrë me qera një plazh, e ka detyrim ligjor vendosjen e vëzhguesve të plazheve dhe të flamujve për të treguar detin me dallgë dhe motin e përkeqësuar.