Aktualitet

Vlorë, trafikonin droga të forta, 3 në pranga

Policia e Vlorës goditi një rast të trafikimit të drogave të forta. Tre të rinj nga Fieri u prangosën në flagrancë, ndërsa iu sekuestrua një sasi prej 420 doza heroinë dhe 17 doza kanabis, 2 mijë dollarë të falsifikuara dhe disa tableta metadon. Aksioni u finalizua falë operacionit të koduar “Circle”.