Policia e Vlorës zbardh vrasjen e dy netëve më parë, të 29-vjeçarit Vasil Dervishaj. Blutë shpallën në kërkim dy autorët e dyshuar të moshave 28 e 31-vjeç, si dhe arrestuan në flagrancë dy të tjerë, të akuzuar për përkrahje të autorëve, të dy të lindur në Tepelenë por me banim në Vlorë. Krimi ndodhi më 4 Qershor në lagjen “Pavarësia” ku Dervishaj mbeti i vrarë pas një konflikti për motive të dobëta.