Ministri i Disporës Pandeli Majko, gjatë raportimit para Komisionit të Jashtëm, theksin e vendosi tek rëndësia që ka votimi i emigrantëve. Majko tha se i ka dorëzuar Kuvendit një dokument të plotë mbi metodologjitë dhe sistemet që aplikojnë vende të ndryshme, duke theksuar se të gjithë institucionet në vend janë të vetëdijshëm mbi rëndësinë që ka vota e shqiptarëve në emigracion. Majko tha se qeveria shqiptare po pregatitet për samitin e dytë të diasporës, i cili pritet të mbahet nga data 26-28 nëntor 2018.