Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka votuar dhe ka dhënë mesazhin për të gjithë qytetarët që të mos mungojnë dhe të ushtrojnë përgjegjësinë qytetare të votimit.
Krenarë që përmbyllëm fushatën ndoshta më miqësore me qytetet e mjedisin që ka njohur ndonjëherë Shqipëria. Qytetarët kanë pasur mundësinë të vlerësojnë punën e bërë në mandatin që u mbyll dhe angazhimet e kandidatëve për të ardhmen. Tani është momenti të zgjedhin, me shpresën se do ta bëjnë këtë sa më të shumtë në numër, për t’a ushtruar masivisht këtë përgjegjësi të rëndësishme qytetare.
Edhe Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, votoi sot në QV 1688/01, në Njësinë Administrative nr.1 të kryeqytetit. Në një prononcim të shkurtër për mediat Nikolla u shpreh:
Ftoj të gjithë qytetarët të votojnë dhe të ushtrojnë lirisht e qetësisht të drejtën e tyre për të zgjedhur kryetarët e bashkive dhe anëtarët e këshillave bashkiakë.
Gjithaahtu edhe kreu i Grupit të PS, Taulant Balla ka votuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Librazhdit. Pas një ngatërrese të vogël të qendrës së votimit, ku fillimisht u drejtuan në qendrën e votimit 2705, së bashku me bashkëshorten Iris Pekmezi dhe nipin Joel, ata votuan normalisht në qendrën ku ishin regjistruar 2704. Më pas, Balla ka bërë thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e votës, siç bën sot për herë të parë nipi i tij.