Aktualitet Politikë

Kuvendi nis me debate për rregulloren! Balla propozon ndryshim të rendit të ditës. Bardhi: Po shkelni ligjin!

Seanca plenare në Kuvend ka nisur me debate për rendin e ditës dhe procedurat parlamentare. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka propozuar ndryshimin e rendit të ditës, duke kërkuar që shqyrtimi i një projektligji të shtyhet për seancën e ardhshme.

Balla argumentoi se projektligji për shoqëritë europiane lidhet me angazhimet e qeverisë për procesin e integrimit në Bashkimin Europian, veçanërisht për kapitullin 17.

“Duke qenë se ligji për shoqëritë europiane është një ligj që lidhet me detyrat dhe punën që po bën qeveria për kapitullin 17 të BE-së, propozoj që të bashkohet në datën 23, në seancën pasardhëse. Përgëzoj kolegët ministra për punën e bërë”, tha Balla.

Pas tij reagoi kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili ngriti shqetësime për mënyrën e hartimit të rendit të ditës, duke akuzuar mazhorancën se po bllokon nismat ligjore të opozitës.

Ai kërkoi që, nëse argumenti për shtyrjet lidhet me procesin e integrimit europian, atëherë të përfshihen edhe katër projektligjet e propozuara nga opozita.

Balla: Duke qenë se ligji për shoqëritë evropiane është ligj që ka të bëjë me detyrat dhe punët që po bën qeveria për kapitullin 17për BE, propozoj që të bashkohen në datën 23, seancën pasardhëse. Përgëzoj nga rasti që të përgëzoj kolegët ministra për punën.

Bardhi: Faleminderit zoti Niko Peleshi. Dua të ngre një shqetësim për rendin e ditës. Keni 7 javë që keni bllokuar pr.igjet e propozuara nga Opozita. Ka nisur puna për pr.ligjet e depozituar nga mazhoranca. Ju pranoni të shqyrtoni këto iniciativa të PS, dhe jo ato të opozitës. Po cënoni rregullat e Kuvendit. Meqë hoqëm për hatër të integrimit, të futim për hatër të integrimit 4 ligjet tona.

Pas debateve, u hodh në votim ndryshimi i rendit të ditës, ku u miratua me 75 vota pro dh 31 kundër.