Aktualitet

Vranësira dhe shira, parashikimi i motit për sot!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti vijon i vranët, shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra, në pjesën më të madhe të territorit. Lokalisht dhe në periudha tepër afatshkurtra, në pjesën e parë të ditës reshjet janë me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve, shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Pas orëve të mesditës, reshjet humbasin territor, por me intensitet mesatar mbesin hera-herës në qendër.

Era fryn e lehtë me drejtim verilindje – juglindje dhe me shpejtësi mesatare 10 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në zonat luginore, era arrin shpejtësi deri në 22 m/s, shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 3-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
11/15
Re shi

Kukës
8/13
Re shi

Lezhë
12/17
Re shi

Dibër
9/12
Re shi

Durrës
13/18
Re shi

Tiranë
13/19
Re shi

Elbasan
13/21
Re shi

Berat
13/19
Re shi

Vlorë
14/20
Re shi

Korçë
8/12
Re shi

Gjirokastër
11/16
Re shi

Sarandë
12/18
Re shi