10 vjet burg Mikel Shallarit, si vrasësi me pagesë i ish-Drejtorit të Policisë së Vlorës, Artan Cuku. Vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda, pasoi aktmarrëveshjen e tij me Drejtësinë. Shallari pranoi se u pagua 10 mijë euro nga porositësi Bledar Jambelli e bashkëpunëtori i tij Kristaq Leci, të dy në kërkim. Krimi i 8 Prillit 2017 u krye për motive hakmarrjeje. Ndërkaq, dyshohet se Jambelli fshihet në Greqi.