Ambasada Amerikane në Kabul dënoi ashpër sulmet kamikaze të një dite me parë, ku 10 prej 31 viktimave ishin gazetarë. “Atje ku mediat janë në rrezik, të gjitha të drejtat e tjera të njeriut gjenden nën një kërcënim të madh”, – thekson Selia Diplomatike e Uashingtonit. Shtetet e Bashkuara shprehin vendosmërinë për të qëndruar në krah të qeverisë afgane, në luftën kundër terrorizmit.