Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e efektivit të polici ditën e sotme në Kosovë.
Korrespondentja e Top Channel në Prishtinë, Leonita Bajrami, bën me dije se sipas prokurorisë, vrasja është kryer nga dy persona.
Në njoftim thuhet se aktualisht po hetohet në disa pista. Sipas kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkinit, nga provat e mbledhura deri më tani duke si vrasje e planifikuar.
Çerkini ka bërë të ditur po ashtu se ka pamje të kamerave të sigurisë por që nuk kanë arritur të identifikojnë autorët
Pas vrasjes së oficerit të policisë teksa po hynte në banesën e tij në Kaçanik, ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Sveçla shprehet se vrasja e rreshterit të Policisë së Kosovës Muhamed Lika ka prekur rëndë secilin prej nesh dhe gjithë Policinë e Kosovës. Ndër të tjera Sveçla aplelon që autori/ët të dorëzohen/et para drejtësisë.
Postimi i plotë:
Sulmi ndaj çdo pjesëtari të Policisë së Kosovës është sulm i drejtpërdrejtë ndaj ndaj rendit, institucioneve dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.
Vrasja e mbrëmshme e Rreshterit të Policisë së Kosovës Muhamed Lika ka prekur rëndë secilin prej nesh dhe gjithë Policinë e Kosovës. Që nga momenti që kam marrë lajmin jam në komunikim të vazhdueshëm me Policinë, me kërkesën që sa më parë të zbulohet vrasësi dhe të gjitha rrethanat e këtij krimi.
Ftoj dorasin apo dorasit që sa më parë të dorëzohen në organet e rendit, meqë i gjithë aparati shtetëror pa hezitim dhe pa kursim është i mobilizuar të zbulojë dhe arrestojë të gjithë ata që janë përfshirë në këtë vrasje.
Kontributi i Rreshter Muhamedit si në çlirimin e vendit ashtu edhe në garantimin e rendit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët tanë, do të mbetet shembull për secilin zyrtar policor në shërbim.
I shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së Rreshter Muhamedit, zyrtarëve të Policisë së Kosovës dhe të gjithë atyre që e kanë pasur fatin të njohin atë.
U prehtë në paqe në tokën e Republikës sonë të cilës i shërbeu gjithmonë me vullnet e guxim!