Aktualitet

Vrasje në Vlorë

Policia e Vlorës vazhdon punën për kapjen e autorëve të atentatit të një nate më parë, më pasojë vrasjen e shtetasit Vasil Dervishaj.  29-vjeçari u qëllua për vdekje me armë zjarri, ndërsa drejtonte automjetin e tij me targa italiane, pranë banesës, në Lagjen “Pavarësia”, tek ish-Kombinati i Peshkut. Paraprakisht, dyshohet se krimi mund të ketë ndodhur për konflikte të vjetra. Në Vlorë, Dervishaj kishte në pronësi një lokal, një pikë bastesh, si dhe një magazinë me elektroshtëpiake.