Aktualitet

Vrau burrin me sqepar, dënohet me 14 vite burg nëna e 10 fëmijëve në Kurbin

Me 14 vite burg është dënuar Drane Deda nëna e 10 fëmijëve në Kurbin e cila vrau burrin e saj Llesh Deda duke e goditur me sqepar në kokë në 6 nëntor të 2020.

Draja ka treguar se ditën kur ka ndodhur krimi në mesnatë nuk kanë pasur konflikte me bashkëshortin, por e ka qëlluar me sqepar në momente trishtimi dhe mërzitje, pasi sipas saj ia kishte nxirë jetën. Drania i tha policëve se e ka goditur me sqeparin në kokë, kur Lleshi ishte duke fjetur gjumë në krevat, pasi herë të tjera ka pasur konflikte. Këto konflikte asnjëherë nuk i ka raportuar në polici, pasi sipas saj Lleshi, pinte alkool dhe e ka trajtuar keq

Si pasojë e goditjes burri mori plagë serioze dhe gjeti vdekjen pak ditë më vonë në spitalin e Traumës në Tiranë. Referuar dosjes hetimore thuhet se në momentin e ngjarjes, çifti i bashkëshorteve kanë qenë të vetëm në banese dhe para ngjarjes kanë debatuar me njëri tjetrin, pasi burri e dhunonte vazhdimisht gruan.

E dorëzuar në polici pasi kreu krimin Drane Deda ka shfaqur pendesë për krimin të cilin deklaroi se e kishte kryer në gjaknxehtësi e sipër. Çifti i bashkëshorteve me origjinë nga Mirdita kishin pasur konflikte të vazhdueshme, pasi burri ishte përdorues alkooli..

Mëngjesin e 6 nëntorit të vitit 2020, 60-vjeçarja nënë e 10 fëmijëve goditi me sqepar në kokë bashkëshortin e saj Llesh Deda 61-vjeç. Ky i fundit mori plagë serioze dhe gjeti vdekjen pak ditë më vonë në spitalin e Traumës në Tiranë. Referuar dosjes hetimore thuhet se në momentin e ngjarjes, çifti i bashkëshorteve kanë qenë të vetëm në banese dhe para ngjarjes kanë debatuar me njëri tjetrin, pasi dyshohet se burri e kishte dhunuar gruan.

Kujtojmë se Drane Deda pohoi para oficerëve se për shumë vite kishte pasur konflikte me bashkëshortin e saj, madje sipas rrëfimit të saj, ai e kishte detyruar të bënte 10 fëmijë.

“Më detyroi të bëja 10 fëmijë, më është nxirë jeta me të edhe pse kam vijuar të qëndroj kaq gjatë. Atë ditë nuk jemi grindur fare. Ai ishte në gjumë dhe unë shkova në magazinë mora një sqepar dhe ashtu siç flinte e kam qëlluar dy-tre herë, ku kam menduar se e kam vrarë pasi nuk ka lëvizur fare. Më pas kam shkuar në shtëpinë e kunatës dhe i kam treguar se çfarë kishte ndodhur” – ka rrëfyer para oficrëve, Drane Deda.