Një nga lojërat më të shitura të momentit është Red Dead Redemption 2, nga krijuesit e Grand Theft Auto.
Për këtë arsye, në debat u përfshinë edhe politikanë si Hillari Klinton dhe loja “GTA San Andreas” për pak sa nuk u dënua me ligj.
Megjithatë, këto debate ishin harruar prej vitesh, pasi loja mbetet lojë. Fundja, nëse pengon skena të tilla në një video-lojë, atëherë duhet t’i pengosh edhe nëpër filmat e Hollivudit.
Por Red Dead Redemption, nga e njëjta kompani, solli një debat edhe më ndryshe. Ngaqë loja zhvillohet në fund të viteve 1880, kur kishin nisur protestat e grave për të votuar, krijuesit e lojës i kanë qëndruar besnikë epokës. Ata kanë krijuar feministe të asaj kohe, të cilat shihen duke protestuar në rrugët e qyteteve për të drejtën e votës.
Një lojtar ka bërë video në Youtube duke i masakruar këto feministe në forma të ndryshme, siç mund të shihni te galeria. Kjo bëri që Youtube t’ia bllokojë llogarinë, pasi videoja u duk e tepruar. Por pasi vendimi i Youtube u qortua nga shumë krijues të tjerë, kompania u detyrua ta rikthejë videon.