Aktualitet

Vritet në atentat ish futbollisti i Vllaznisë, në kërkim shoku i tij

Një 23-vjeçar u vra në një atentat gjatë orëve të natës në Shkodër. Viktima, një ish futbollist i Vllaznisë, u qëllua për vdekje me breshëri plumbash në afërsi të një marketi në pronësi të familjes së tij. Policia e Shkodrës konfirmoi se janë identifikuar autorët e ekzekutimit të Gledis Krajës. I dyshuar është Sebastian Smakaj 29-vjeç, kampion i boksit në Shkodër i cili është shpallur në kërkim së bashku me vëllanë. Ndërkaq ende nuk është publikuar prej bluve motivi i krimit.