Showbiz

Vuante nga depresioni, aktori i njohur vetëvaret në “Central Park”

Aktori i njohur Harlan Bengel është gjendur i pajetë nga një person në “Central Park” në New York.

Dyshohet se 45-vjeçari është vetëvrarë pasi vuante nga depresioni dhe krizat nervore. Punëtori i parkut ka lajmëruar menjëherë policinë ndërkohë që ende nuk është bërë publike ekspertiza mjeko-ligjore.

Ditën e premte mediat zbuluan se në xhepin e aktorit amerikan u gjet edhe një letër lamtumire por përmbajtja e saj nuk është bërë publike.