Rajoni

Vuçiç: Nëse fusim ushtrinë në Kosovë do të kemi konflikt me NATO-n!

Presidenti i Serbisë deklaroi se NATO-ja e ka paralajmëruar atë kundër ç’do lloj përpjekjeje për të dërguar forcat serbe në Kosovë. Ndërkaq ai tha se: “Disa herë kam marrë këtë paralajmërim: “Nëse përpiqeni të hyni me ushtrinë tuaj, me policinë tuaj në Kosovë, në çfarëdo mënyre, NATO do ta trajtonte këtë si akt armiqësor dhe do të ishit në konflikt me aleancën më të fuqishme në botë”, tha Vuçiç. Gjatë një aktiviteti në Beograd Aleksandër Vuçiç komentoi spekulimet për dërgimin e 1 mijë trupave serbe në Kosovë, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit. Ai theksoi se disa herë është paralajmëruar për këtë çështje.