Rajoni

Vuçiç nga Moska: Do bisedojë me Putin për çështjen e Kosovës!

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Moskë tha se do të flasë me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, që ta shohë më thellë problemin e Kosovës. Ai u shpreh se për këtë çështje, do të ishte e rëndësishme që edhe Rusia të dalë me qëndrimin e saj politik. Vuçiç është presidenti i parë, që do t’i përcjellë nga afër urimet për mandatin e ri, homologut rus Vladimir Putin.