Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, siguroi serbët se kur bëhet fjalë për çështjen e Kosovës, institucionet e Serbisë nuk do të fshehin asgjë para tyre. Sipas mediave serbe, Vuçiç thotë se edhe një referendum është një nga mënyrat e mundshme të shprehjes së qytetarëve për këtë çështje. Ai shtoi se është i shqetësuar nga ngjarjet e fundit në Kosovë” përkatësisht “rreth sigurisë së serbëve në Kosovë”.