“Albanian Gangster” është filmi që ka përfunduar xhirimet në vitin 2018 dhe deri më tani ka shfaqur premierën e tij në disa vende të Amerikës, si Beverly Hills, Michigan etj, por jo vetëm pasi dhe Kosova dhe Shqipëria janë njohur me këtë premierë muaj më parë.
Pasi ka dalë nga një kohë e gjatë nga burgu, ai ka një mundësi për t’u takuar me njeriun që e ka futur pas hekurave. Ndërsa historia përfshin dhunën, krimin dhe gjërat tipike që lidhen me jetën e gangsterëve, regjisori ka theksuar se nuk është duke promovuar këtë stil jetese. Qëllimi i tij dhe është të tregojë realitetin, një histori të vërtetë të vështirësive që shumë emigrantë përballen pas mbërritjes së tyre në Amerikë. Kolona zanore e filmit janë 7 këngë të Unikatil dhe 1 nga Ledri Vula.