Tech

Walmart po konsideron blerjen e TikTok?!

Walmart po shqyrton bashkimin me një grup investitorësh për të blerë TikTok, sipas burimeve pranë marrëveshjes. Në vitin 2020, Walmart tha se po bashkohej me Microsoft për të bërë një ofertë për TikTok. Aplikacioni do t’i jepte akses gjigantit të shitjes me pakicë në një nxitje për biznesin e tyre të tregtisë elektronike. Bëhet e ditur se kjo vjen pasi presidenti amerikan Donald Trump shtyu afatin e shitjes së detyrueshme të TikTok për 75 ditë të tjera. Burimet thonë se ka disa investitorë të interesuar për të blerë TikTok, duke përfshirë Amazon, Oracle dhe Applovin.

Ndërsa një burim i afërt me marrëveshjen thotë gjithashtu se Tim Stokely, themeluesi i faqes së internetit të të rriturve OnlyFans, ka bërë gjithashtu një ofertë për TikTok. TikTok do të përballet me një gjobë prej 500 milionë eurosh për dërgimin e të dhënave private të përdoruesve evropianë në Kinë. Bloomberg raporton se Komisioni Irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave, i cili mbikëqyr operacionet e ByteDance, pronari i TikTok-ut në Evropë, mund të vendosë një gjobë para fundit të prillit. Gjobën do ta shkaktonte një hetim katërvjeçar mbi mënyrën se si TikTok menaxhon të dhënat. Mendohet se është konkluduar se ByteDance ka shkelur ligjet evropiane për mbrojtjen e të dhënave duke dërguar të dhënat private të përdoruesve në Kinë, ku inxhinierët kishin qasje.

Që TikTok të jetë funksional në SHBA dhe të shmangë një ndalim, pronari i tij aktual, ByteDance i Kinës, duhet të gjejë një blerës për aplikacionin përpara datës 5 prill. Ky blerës duhet të jetë një kompani me seli jashtë Kinës dhe disa kompani amerikane mund të kenë interes për aplikacionin. Në vitin 2019 gjatë mandatit të tij të parë, kur presidenti Donald Trump nuk ishte adhurues i TikTok, kompanitë amerikane si Walmart, Oracle dhe Microsoft u konsideruan blerës të mundshëm. Në gusht 2020, Microsoft u raportua se ishte në bisedime serioze me ByteDance mbi TikTok. Trump përfundimisht humbi interesin për aplikacionin pasi zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 u bënë shqetësimi i tij i parë.