Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj tha se në Policinë e Shtetit po shikohet projekti për vendosjen e kamerave në të gjitha akset rrugore në vend, në mënyrë që shoferët të shohin gjithnjë e më pak policë në rrugë. Ai tha se do ta vënë policinë në ato parametra që të ofrojë më shumë siguri, rend dhe qetësi.