Aktualitet

Xhafaj vizitë zyrtare në Koraci, merr mbështetje për negociatat

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj zhvilloi një vizitë zyrtare në Kroaci i ftuar nga homologu i tij, Davor Bozhinoviç. Ministrat e Brendshëm ndër të tjera diskutuan dhe ranë dakord mbi problematikën e menaxhimit të flukseve migratore, duke theksuar se në kushtet aktuale BE-ja duhet të ndihmojë më shumë vendet e rajonit. Ministri Xhafaj mori garancitë për mbështetjen pa kushte të Kroacisë në procesin e hapjes së negociatave me BE.