Xhenxhefili, bima qepujkë me prejardhje nga Kina është një nga ushqimet më të kërkuara në kuzhinat aziatike. Përveç fushës së gastronomisë ajo përdoret edhe për qëllime shëruese , sepse ka veçori të dëshmuara kundër inflamacioneve.
Si ndikon xhenxhefili në organizëm
Një nga arsyet se përse xhenxhefili është një nga ushqimet ideale për eliminimin e dhjamit në organizëm, vjen si pasojë e fotoenzimave dhe oksidantëve të shumtë që ai përmban. Këto dy substanca luajnë rolin kryesorë për djegien e dhjamit, tretjen e karbohidrateve dhe sekretimin e insulinës. Gjithashtu xhenxhefili ka cilësi parandaluese për inflamacionin, uljen e kolesterolit dhe tensionit të gjakut.
Cila është mënyra e duhur për ta konsumuar?
Nuk është fare e rëndësishme. Mund ta pini si çaj, ta konsumoni si erëza, apo dhe të përfshirë nëpër gatimet tuaja, efekti do të jetë i njëjti. Në momentin që xhenxhefili bie në kontakt me enzimat tretëse të stomakut, fillon të përshpejtojë tretjen me 30 %. Pasi substancat e tij përthithen nga organizmi, fotoenzimat nxisin djegien e dhjamit dhe heqin ndjesinë e urisë. Duke qenë se masa e dhjamit dhe yndyrave në turp bie, ka një ndryshim të dukshëm në nivelet e kolesterolit.
Xhenxhefili dhe shëndeti i organeve jetësore
Të dhënat nga studimet e ndryshme, tregojnë dhe funksionin e xhenxhefilit për ekuilibrimin e tensionit të gjakut. Aftësitë e tij antioksiduese dhe anti-inflamatore bëjnë të mundur shkrirjen e yndyrave që grumbullohen në kapilarë dhe arterie. Kjo rezulton në një qarkullim më të mirë gjaku dhe e mbron zemrën. Një tjetër pasojë pozitive që ka xhenxhefili në organizëm është pikërisht shkrirja e dhjamit që krijohet rreth organeve. Diçka e tillë lehtëson dukshëm funksionin dhe përmirëson shëndetin e tyre.