Celebrities Gossip Showbiz

Xhesika Polo zbulon partnerin e saj të ri! “Përjetësisht e jotja”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhesika Polo, ka ndarë së fundmi një moment të veçantë nga jeta e saj private me ndjekësit e saj. Ajo ka postuar një foto intime me partnerin e saj, ku ata shkëmbejnë një puthje romantike.

Me fjalët “Përjetësisht e jotja”, Xhesika ka shprehur dashurinë për të, por ka zgjedhur të mbajë anonim identitetin e tij.


Xhesika Polo është e njohur në botën e showbiz, jo vetëm për zërin e saj por dhe karakterin e fortë dhe vendosmërinë. Këngëtarja ka fituar zemrat e shumë njerëzve me sinqeritetin dhe rrëfimet e saj, duke ndarë histori personale.

Një nga momentet më të diskutuar ishte kur ajo shprehu mendimin e saj mbi marrëdhëniet familjare, duke thënë se nënat shqiptare shpesh i trajtojnë djemtë si të paaftë. Ajo kujtoi një bisedë me nënën e ish-partnerit të saj, ku e kritikon atë për trajtimin e djalit si të paaftë, duke thënë:

Është tendenca e mamave shqiptare. Unë i kam thënë mamasë së ish-partnerit tim, se një nga arsyet që ne të dy nuk u bëmë dot ashtu siç duhet, është fakti që ti tët’ bir e ke trajtuar si të paaftë.