Live From Tirana

Xhilda Luzi: “Nëse do paguhesha me 1 euro sa herë që pyetem për Heidin dhe Romeon, sot do ia kaloja Samir Manes!”

E ftuar në studion e “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Xhilda Luzi, për të folur më shumë mbi angazhimin e saj në media, politikë, por dhe mbi jetën e saj personale.

Vazhdimisht të pyesin ‘a është ende Heidi me Romeon’. Si të bën të ndihesh kjo?

Unë i kam thënë shpresh Heidit. Në intervista nuk më kanë pyetur, por në Instagram më shumë. Nëse do paguhesha nga 1 euro për çdo pyetje, unë sot do ia kaloja Samir Manes. Kjo është pasoja e “Big Brother”. Unë mendoj që çdo vit përsëritet e njëjta histori. Për ato personazhe që publiku afeksionohet, që i shikon dhe krijon një lidhje virtuale, do që të dijë dhe ato pas reality show-t. Por aty pastaj hyn dhe privatësia e personave, që për sa kohë ata zgjedhin që të mos flasin për atë gjë, unë nuk flas.