Sport

Xhudistja kosovare Nora Gjakova shpallet kampione e Europës

Xhudistja kosovare Nora Gjakova korr tjetër sukses në arenën ndërkombëtare. Sportistja është shpallur kampione e Europës në kampionatin që po zhvillohet në Izrael në kategorinë deri në 57 kilogramë. Gjakova u përball në finale  me gjermanen Theresa Stoll. Ndërkohë, xhudistja tjetër kosovare Distria Krasniqi u ndal në finale.