E ftuar në “Live From Tirana” me Ksenja Shoshaj, ka qenë psikologia Ermela Shllaku, për të folur më shumë mbi deluzionet dhe pse shkaktohen ato. Po ashtu ajo u ndal pak dhe tek fenomenet e fundit sidomos në rrjete sociale…
Xum Allushi duket sikur ka disa simptoma të të qenurit deluzionalist. Si të është dukur?
Profesionistët e fushës duhet të jenë shumë të kujdesshëm për përcaktimin e simptomave dhe çrregullimeve. Kjo sepse ne si shoqëri kemi shumë dëshirë të vendosim epitete, terma dhe simptoma të cilat nuk i kemi studiuar mirë dhe nuk e dimë se çfarë janë. Unë nuk do thoja dot nëse është një person deluzional apo ka deluzione, sepse nuk e përcakton dot pa kaluar në disa kritere që profesionistët i dinë.