Këngëtari shumë i dashur për publikun Yll Limani ende po korr mjaft sukses me bashkëpunimin e tij të fundit muzikor me Majk, “Krejt ti fala”.
Kënga e cila falë votave të publikut është bërë menjëherë pjesë e “The Top List”, pozicionohet mjaft mirë në klasifikimin e 100 këngëve moderne shqiptare.
Pak orë më parë Yll Limani ka vendosur të na zbulojë pak detaje nga prurja e tij e re të cilën premton që do ta publikojë së shpejti. “Va”, titullohet kënga e cila duket se do të jetë një baladë nga ato të cilat menjëherë kthehet në një hit.
Në foton e postuar në historinë e Instagram-it, ai shkruan edhe një varg të shkurtër të tekstit: “Maje cdo kujtim vec mos u kthe…”.