Alejandro Garnacho i Manchester United ka zbuluar se është në pritje të fëmijës së tij të parë me të dashurën Eva Garcia. Futbollisti spanjol 19-vjeçar, postoi së fundmi në Instagramin e tij një kolazh me foto teksa shihej duke përqafuar me dashuri barkun e rrumbullakosur të partneres së tij. “Vera jonë e fundit si dy”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotove.
View this post on Instagram
Theksojmë që Alejandro nënshkroi një kontratë të re 5-vjeçare me Djajtë e Kuq në maj deri në qershor 2028. Sezoni i tij i suksesshëm në United është ndërprerë nga dëmtimi i ligamentit të kyçit të këmbës që ai pësoi kundër Southampton më 12 mars. Garnacho shënoi katër gola dhe bëri pesë asistime në 31 paraqitje para dëmtimit.
Ylli në rritje ka qenë në negociata për një marrëveshje të re që kur frymëzoi triumfin e FA Youth Cup sezonin e kaluar. Besohej se kishte një pengesë për të drejtat e tij të imazhit, por ai tani e ka përkushtuar të ardhmen e tij në klub deri në fund të sezonit 2027-28.