Celebrities Gossip Showbiz

Ylli i “Harry Potter” përlot publikun në BAFTA, i kushton fjalim gruas së tij të ndjerë!

Aktori Warwick Davis, i njohur për rolin e tij si profesor Flitwick në filmat e “Harry Potter”, mori një çmim nderi BAFTA në ceremoninë e këtij viti. Gjatë fjalimit, ai ia kushtoi një pjesë të madhe të kohës gruas së tij të ndjerë, Samanthas, e cila u nda nga jeta gati një vit më parë. “Dua t’ia dedikoj këtë çmim bashkëshortes sime Samantha. Më mungon çdo ditë dhe ajo ka qenë mbështetja ime më e madhe gjatë gjithë karrierës sime. Ajo gjithmonë më ka inkurajuar të eci përpara dhe të përqafoj çdo mundësi që më del”-tha Davis.

Teksa fliste, ylli i famshëm nuk mund t’i mbante dot lotët. Warwick dhe Samantha u takuan gjatë xhirimeve të filmit “Willow” në vitin 1988 dhe tre vite më vonë ata u martuan. Ata kaluan 33 vite së bashku, deri në vdekjen e saj të papritur më 24 mars të vitit të kaluar. Në një deklaratë që bëri në atë kohë, aktori tha se kishte humbur “personin e tij më të dashur”. “Vdekja e saj ka lënë një boshllëk të madh në jetën tonë. Më mungojnë përqafimet e saj, e qeshura dhe aftësia e saj e pabesueshme për të parë gjithmonë anën e diellit të jetës”-tha aktori.