Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Ylli i kinematografisë Angelina Jolie u detyrua të mësonte frëngjisht për rolin e saj në filmin e ri!

Angelina Jolie është aktualisht e angazhuar me xhirimet e filmit të saj të ri, “Stitches”. Xhirimet po zhvillohen në Paris dhe për rolin e Maxine në këtë film, aktorja ka qenë e detyruar të mësojë gjuhën frënge. Filmi po realizohet në dy gjuhë, anglisht dhe frëngjisht, që do të thotë se Angelina duhet të xhirojë të gjitha skenat e saj dy herë. Ky është hera e dytë që ajo përdor gjuhën frënge në një film, pas një skene të shkurtër në filmin “Taking Lives” nga viti 2004. Nëna e Angelina-s, aktorja Marcheline Bertrand, ishte me origjinë franko-kanadeze.

Së fundmi, aktorja ka mësuar një tjetër aftësi për një film tjetër. Në filmin biografik “Maria”, ku ajo interpreton divën e operës Maria Callas, Angelina ka mësuar këndimin operistik. Ajo e ka përshkruar këtë proces si një formë terapie. Xhirimet për filmin “Stitches” sapo kanë filluar dhe pritet që ai të dalë në kinema vitin e ardhshëm. Deri tani, e vetmja gjë e njohur për subjektin e filmit është se ai zhvillohet në botën e modës së lartë. Gjithashtu, Angelina ka përfshirë dy nga fëmijët e saj në këtë projekt. Djali i saj Maddox dhe vajza Zahara po punojnë në setin e filmit. Maddox kishte marrë pjesë më parë edhe në xhirimet e filmit “Maria,” së bashku me vëllanë e tij më të vogël, Paxon.

Jolie ka shprehur së fundmi ndjenjën e saj të vetmisë përpara betejës ligjore me ish-bashkëshortin Brad Pitt. Ajo ka thënë se, ndonëse është rrethuar nga fëmijët, shpesh e gjen veten vetëm dhe ndan këtë ndjenjë me personazhin që portretizon në filmin “Maria”, këngëtaren operistike Maria Callas. Në një intervistë për ‘The Sun’, ajo ka rrëfyer se është e vështirë të jetosh vetëm dhe se artistët shpesh ndihen të vetmuar. Ndërkaq, Pitt dhe Angelina Jolie mund të rikthehen së bashku për një film të ri. Në fakt ka mbërritur një ofertë e bujshme për të ribashkuar dy ish-bashkëshortët në ekranin e madh.